Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtuesja e ISSH Vjollca Braho kanë shkuar në shkuar në spitalin e Krujës pas helmimit të banorëve si pasojë e ujit të pijshëm.
Braho ka kërkuar shpjegime nga mjekët pse Inspektoriati nuk është njoftuar menjëhere pas ngjarjes.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se që nga e diela në spital janë paraqitur rreth 370 qytetarë. “Situatë e qetë, s’ka qytetarë në gjendje të komplikuar. Nuk ka qenë situatë e rënduar. Po kryhen hetimet për shkakun e helmimit”, ka thënë ministrja.
