Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Iu sekuestrua pasuria 2.2 milionë euro/ Kush janë dy vëllezërit

14:58 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando gorezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia njoftoi sot sekuestrimin e një pasurie prej 2.2 milionë eurosh ku përfshihen apartamente, dyqane e garazhe, dhe se dyshoheshin se ishin përftuar me aktivitet kriminal nga dy vëllezër.

Bëhet fjalë për Armando dhe Alket Gorezi, përkatësisht 44 dhe 47 vjeç, sipas “Panorama”.

Madje Armando Gorezi ka qenë një ish i dënuar për vrasje.

Në njoftimin e policisë, në 2015 thuhej:

ARRESTOHET ARMANDO GOREZI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR.

Më datë 14.02.2015, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana dhe Specialisët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja e tij u bë pasi:

Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale “Vrasje”., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian.

Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.

Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian.

Shumë u fol për Gorezin gjatë kësaj kohe, teksa u tha se ai e kishte vrarë Kuçin për prishje të pazareve të drogës.

Por Apeli gjykoi se ai ishte i pafajshëm dhe se nuk gjeti prova që ta fajësonin. Kuçi e kishte rrahur Gorezin para se të vritej me armë zjarri disa ditë më vonë. Por drejtësisë italiane nuk i mjaftoi ky fakt për të bërë përgjegjës Gorezin për vrasjen.

pasuria sekuestrua Vellezerit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.