Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Mungojnë 2 telefona, “zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet

12:56 / October 26, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruset4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Kavajës, ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iphone. Ekspertët nuk kanë mundur dot të hapin telefonat për të përftuar të dhëna që do ti ndihmonin hetuesit, se me cilët persona turistët kanë komunikuar apo kanë folur përpara tragjedisë. Ato kanë kërkuar ndihmën e izraelitëve ku pajisjet pritet që të dërgohen në Izrael për ti hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona. Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.