Teksa kanë kaluar disa ditë që nga nisja e “Big Brother Vip”, duket se në spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme do të ketë hyrje të reja. Pritet që do të jenë 2 emra të njohur të tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë.
Një ndër banoret që përflitet se do të jetë pjesë e “BBV” është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Po ashtu fashion-blogerja, Sarah Berisha do të futet në ‘Big Brother VIP’. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku paraqet stilin e saj të modës.

