Një mesazh sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë të dashur nga Covid është dhënë nga aktori i njohur Reshat Arbana, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne.
Pikërisht me këtë të drejtë njerëzore e ka nisur mesazhin e tij aktori, duke nënvizuar se ne duhet ta mbrojmë. E rëndësishme, siç nënvizon Arbana, është të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.
“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thotë Arbana në mesazhin e tij.
Mesazhin e aktorit e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama.
