Një zhvillim i ri vjen nga hetimi për përdorimin e lëndëve narkotike në Turqi, ku janë përfshirë disa emra të njohur të botës së artit, sportit dhe medias.
Sipas rezultateve të analizave toksikologjike të kryera në kuadër të hetimit, në mostrën e flokëve të aktores së njohur turke Afra Saraçoğlu është konstatuar substanca aktive e kokainës. Rezultati është përfshirë në dosjen e hetimit si pjesë e provave.
Më herët, gjatë dëshmisë së saj, Saraçoğlu kishte deklaruar se nuk kishte përdorur lëndë narkotike. Ajo kishte sqaruar gjithashtu se medikamentet e gjetura në banesën e saj ishin të përshkruara me recetë.
Në të njëjtin hetim është testuar edhe aktori i njohur Aras Bulut İynemli, por në rastin e tij rezultatet kanë qenë tërësisht negative. Sipas raportit, në mostrat e gjakut, urinës dhe flokëve të aktorit nuk është konstatuar prani e lëndëve narkotike apo substancave stimuluese.
Rezultatet e ndryshme të dy aktorëve kanë tërhequr vëmendjen e mediave turke, ndërsa hetimi vijon dhe raportet toksikologjike janë tashmë pjesë e dosjes.
Për publikun shqiptar, emri i Aras Bulut İynemli është veçanërisht i njohur përmes serialit “Gjeniu”, ku ai interpreton në rolin protagonist. Aktori është i njohur për teleshikuesit shqiptarë edhe nga seriale të tjera turke
