Shkatërrohet një organizatë shpërndarësish droge, e cila qarkullonte 3 mijë deri në 5 mijë euro në ditë, e drejtuar nga tre vëllezër shqiptarë. Ajo menaxhonte një trafik të lulëzuar kokaine në L’Auqila duke përdorur njerëz të tjerë të besuar, shpesh me lidhje gjaku , të cilët merreshin në mënyra të ndryshme me blerjen, transportin, ruajtjen dhe në fund paketimin në doza dhe shpërndarjen në shesh.
Operacioni “Kutia magnetike” (e quajtur kështu për qëllimin e vendosjes së një magneti në paketimet e kokainës, për ta fshehur në pika të fshehta dhe të vështira për t’u identifikuar në rast kontrolli) u krye nga Komisariati i Policisë së L’ Aquila dhe ekipi i qenve policorë, mëngjeisn e së martës.
Si rrjedhim, shtatë persona u arrestuan, nga të cilët 5 në burg dhe 2 në arrest shtëpie, me origjinë kosovare dhe shqiptare të moshës 20 dhe 20 deri në 37 vjeç, me precedentë të veçantë në fushën e narkotikëve dhe përkatësi në një familje. Katër persona të tjerë janë në kërkim.
Të arrestuarit: Mujadin Dashi, 34 vjeç dhe Ermir Bela 29 vjeç, të dy me origjinë kosovare, përfunduan në burg;
Avni Pascu, 27 vjeç, maqedonas; Andrei Gavril Cotlet, 25 vjeç nga Rumania dhe Brunilda Xhafa, 27 vjeç nga Shqipëria.
Arrest shtëpie u vendos për Alesio Xhafën, 21 vjeç dhe Idajet Saliajn, 32 vjeç, të dy me origjinë shqiptare dhe Angelo Lauria,(27 vjeç nga L’Aquila.
