Shembja e shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2 vite më parë te “5 Maji” në Tiranë vijon edhe ditën e sotme.
Nënkryetari i PD Alfred Rushaj ka shkuar sot pranë banorëve të zonës të cilët i kanë shprehur shqetësimin duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kontratë nga qeveria lidhur me ndërtimet e reja.
Vetë Rushaj u garantoi se ditën e nesërme ai do të bënte kërkesë në KLSH për të marrë informacion në lidhje me shkeljet që kanë gjetur.
“Që nesër do i bëj kërkesë kryerarit të KLSH se çfarë ka gjetur shkelje. Unë mendoj se ka edhe pak hakmarrje sepse kjo zonë ëprgjithësisht ka votuar Pd dhe për këtë ata mundohen që me sa kanë mundësi ti bijnë. Ça kuptimi ka që e shemb këtu ikën prej këtu atje ku shkon u prish shtëpitë të tjerëve. Përveç familjes më të shrenjtë njeriu ka shtëpinë apo jo. Kam ardhur do të vij, e kam ngritur zërin në parlament. Por duhet me u mbledh të gjithë”, tha Rushaj.
Gjatë bashkëbisedimit qytetarët kanë shprehur problematikat që i shqetësojnë.
