Prokuroria e Posaçme ka kërkon nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit, të pandehurat Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.
Ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Në kohën që ishin anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë marrë pjesë në dy tendera me vlere 5 mln dhe 15 mln të vjetra.
Tenderat për spitalin e Elbasanit. Sipas SPAK kanë favorizuar operatorin fitues.
