Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kriza energjetike, Balluku: Grant 10 mld lekë për të mbrojtur abonentët familjarë dhe bizneset e vogla

14:11 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku qeveri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur në dispozicion një grant prej 10 miliard lekësh në sajë të krizës energjetike për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se ka mungesë të sasive energjike në treg duke theksuar se po synohet sigurimi i këtyre sasive.

“Dy grupe të energjisë dhe infrastrukturës. Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë. Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 mld lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi”, tha ministrja.

Ajo tha se dy projektvendime që kanë kaluar sot janë shpronësimet për dy linja që konsiderohen investime kritike.

“Dy projektvendime të rëndësishme që kalojnë sot janë shpronësimet për dy linja të rëndësishme që i konsiderojmë investime kritike. Vetëm investimet kritike që kanë të bëjnë me prodhimin do vazhdojnë të funksionojnë. Synimi ynë është krijimi i mburojës për familjet dhe bizneset e vogla.

Dua të përmend dy ndryshime që kemi bërë sot më VKM 822. Të dyja ndryshimet janë bërë për të lehtësuar investimet vendase në energjinë e rinovueshme. Diversifikimi i burimeve të energjisë sot është më i rëndësishëm se kurrë. Kërkohet nxitje dhe përpshpejtim i këtyre proceseve. Fondi i shpronësimeve është zë i buxhetit. Projektligji është i miratuar. Sot duke qenë se projektet bazohen në projekte të mirëfillta, kjo bën që parashikimi të jetë i saktë dhe të mos hasim vonesa në kantiere si ka ndodhur përpara. Të gjitha projektet që do nisin gjatë vitit të ardhshëm kanë të përcaktuar shumën e shpronësimit për nisjen e këtyre projekteve”, u shpreh Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.