Replikat në foltoren e Kuvendit mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha kanë vijuar me tensione.
“Vjen këtu me një citim që ke mësuar përmendësh që është Kanti ndërkohë të ftoj të lexosh dhe Frojdin se je bërë kaq i kuptueshëm sa me çdo fjali kuptohet ku e ke hallin. Ke hall ti se sa demokratë mbledh unë? Të ka marr malli ty, thuaje më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore, ose fillo foltoren tënde. Bëni trekëndësshin e Bermudës e qajini hallin bashkë. Unë jam këtu për hallet e njerëzve, as të tuat, as të Sali Berishës e as të Ilir Metës. Kështu që ti të paktën dil hapur, mos u fshi. A do ta plotësojnë demokratët ty dëshirën të na kthesh pas? të jesh i sigurtë se jo, mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën. Mua që të munda në 2011 e ta zhduka “parfumin” e Hajdin Sejdisë e aty doli pastaj që ishte bankomat. E di dhe unë ku u arratise për tre javë, se ca miq i ke ti po ca miq i kam dhe unë. Kështu që nëse të dukem i fortë është problem i jot. I dobët skam qenë ndonëjherë. Unë po flas me tone civile e skam nevojë fare të të poshtëroj se ti poshtëron veten me mënyrën si flet këtu. Faktet të poshtërojnë dhe të nxjerrin dështakun e kusarin që ke gjithë jetën në politikë”, tha Basha.
