Chiara Ferragni dhe Fedez ndodhen prej ditësh në spital pasi shëndeti i së voglës së tyre u përkeqësua nga një grip.
Këtë lajm e ka dhënë vetë çifti, përmes postimeve në Instagram. Ata nuk ngurrojnë që herë pas here të informojnë ndjekësit në lidhje me shëndetin e Vittoria-s, e cila dita-ditës po bëhet më mirë.
“Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, u shpreh Ferragni.