Janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 591 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.
Janë 7,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.
