Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i mësueses së anglishtes: Nëse arrij të rrëmbej një buzëqeshje prej tyre, atëherë mund të arrij edhe objektivat e mësimit

18:07 / March 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15202574 983099321794755 4076101206057242544 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Anduena Sefgjini

Linela Markja është një mësuese e gjuhës angleze e re ne moshë dhe profesion, të cilën kjo gjë nuk e pengoi për të dhënë dhe marrë dashurinë e një mësueseje tek nxënësit e saj. Është diplomuar për gjuhën Angleze në vitin 2016 si dhe disponon shumë certefikata të seminareve dhe trajnimeve të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërie. Linela zotëron 5 gjuhë të huaja, ndonëse nuk rresht së mësuari dhe studiuari sërish për to.

Prej pothuajse 1 viti ajo ishte zëvëndësuese në shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Tema”, ne fshatin Kurdari, Bashkia Klos. Por çfarë ishte ajo cilësi që e bëri Linelën një mësuese kaq të dashur dhe të pa harruar për nxënësit e kësaj shkolle?! 

Teska na tregonte për nxënësit edhe ajo përlotej:-  “Jam munduar të bej më të mirën e mundshme që të jem një mësuese që i frymëzon fëmijët për të zbuluar talentet e tyre dhe që te vijnë me dëshirë ne shkollë. Mbaj mend që nje pedagoge në Master na ka thënë :- Ju nuk e dini se çfarë problemesh dhe stresesh mund të ketë fëmija. Ai nuk vjen në shkolle që t’i nxihet jeta më keq apo të shohë edhe një mësues të paedukatë. Mundohuni sadopak t’i bëni të lumtur nëse doni të keni rezultate në mësime. ”

Ndryshe nga mësueset e zakonshme Linela tregon për mënyrë e të trajtuarit të nxënesit. ” Kam kërcyer me fëmijët, kënduar, luajtur, jam përfshirë në çdo aktivitet sëbashku me ta edhe pse kam marrë kritika nga kolegët për sjellje jo autoritare. Por sërish s’jam ndalur duke e bërë çdo ditë të mësimit më interesante dhe më të bukur për nxënësit.”

Nxënësit e shkollës “Ibrahim Tema” Kurdari , sapo u njoftuan se mësuese Linela nuk do jetë më në shkollën e tyre, kanë shpërthyer në lot.

 “Momenti i parë që u thash do largohem për angazhim tjetër ata e pritën keq, mu hodhën duke më përqafuar dhe duke qarë”,- shtoi Linela

“Më pas çdo ditë më kanë shkruar letra duke më lutur të mos largohem si dhe duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tyre për mua. Kjo gjë më bën të ndihem sa e lumtur, ashtu dhe e pikëlluar. E lumtur sepse më duan dhe e pikëlluar sepse isha afeksionuar edhe une pas tyre dhe do të më mungojnë”, na thotë ajo e emocionuar. Mësuese Linela na ka mundësuar disa foto kolazhe me letra dhe aktivitete te bëra gjatë muajve në atë shkollë. Krahas mësimit të gjuhës angleze, ka bërë binjakëzime me shkolla të tjera në Poloni dhe Lituani dhe ka qenë urë lidhëse mes shkollave për komunikimin e nxënësve në skype dhe perfeksionimin e gjuhës së huaj.

Kështu për këtë 7-Mars ajo bëri një xhest të veçantë .

“Meqë nxënësit e mi më kanë bërë të ndihem një mësuese e priviligjuar, s’kam pritur dhurata prej tyre, por kam bërë për secilin nxënës të kenë nga një dhuratë kujtim nga mësuesja e tyre”,-  u shpreh Linela.

Jo më kot Dan Rathe ka thënë  :- ” Dhe Ëndrra  fillon  me  një  mësues  i  cili  beson  në ju, i  cili  ju  shtyn  dhe  ju shpie në një plato tjetër….” / tirananews.al

  • 04ca01af fa73 4980 b386 11856ec3482d
  • 026b1d90 f18a 43f6 8f19 bc54b2674e8a
  • 33e1a565 eacb 4f55 8b31 2aef5e926cb0
  • 66bc219a f9ea 4cab 8562 963b356a9b41
  • 797bc68d 929e 4d17 abca ba084a4fe3a2
  • 6085ef31 4854 4e42 a88d 2b728c90a775
  • 64573995 6d28 463b 8bae a19a056bf621
  • d077666e 92d5 497d 901f 4e52a8e6cdcb
  • e628f7f4 b6fa 4004 9bea a926545e94e6
  • fc3b1bab 1f0a 4871 b53a 310f4658764d

Linela Markaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.