Data 8 ose 11 dhjetor janë dy datat që Sali Berisha po diskuton për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Burimet kanë bërë të ditur se janë simbolikat e këtyre datave, e para dita e Rinisë dhe e dyta themelimi i PD, që kanë sjellë këtë vendim. Në programin që do të diskutojnë delegatet do të jetë ndryshimi i statutit dhe nisja e procedurave për votimin e kryetarit të selisë blu.
Ish kryetari i PD, Sali Berisha pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar në një ditë të rëndësishme të Partisë Demokratike.
Burimet kanë bërë të ditur se data 11 dhjetor diskutohet të jetë një nga mundësitë më të mira.
Duke shfrytëzuar ditën e themelimit të kësaj force politike duket se Berisha e zgjedh për të treguar dhe një riformatim apo ringritje të selisë blu.
