Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni Hetimor, Bylykbashi: Kjo është një taktikë konfuze e PD-së

21:19 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 617aed1a961fa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, thotë se kjo është një taktikë konfuze.

“Kam 20 vjet eksperiencë. Do të thoja që është takticizëm e gabuar dhe konfuze. Komisioni hetimor kërkon grindë dhe agresivitet për të nxjerrë shkeljet. Për të kuptuar problemin dhe kërkon kohë. Tipikisht komisioni hetimor nuk ka consensus, por përplasje. Mund të dilet me dy raporte dhe aq më shumë se mazhoranca përpiqet ta bllokojë. Një Komisioni Reforme Zgjedhore kërkon informacion dhe vizion për të gjetur se çfarë duhet të bëjmë. Dhe në fund duhet konsensus. Se duhen 84 vota. Dhe PD-PS duhet të bashkojnë votat” tha Bylykbashi në Radari Informativ.

Ndërkohë sipas Bylykbashit, PD është në një krizë dhe në këtë mënyrë i duhet që të hedh sa më shumë gjëra në tryezë.

“PD ka një nevojë të brendshme për të hedhur sa më shumë gjëra në tryezë. Të gjejmë rregulla që shteti të bëhet palë kundër opozitës.”

“Asgjë nuk bëhet nëse themelet janë në krizë. Aq më tepër kur kriza është brenda PD. Nëse ka njeri për të fshehur këtë është si struci fut kokën në rërë dhe trupin jashtë. Kryetari sot ktheu përplasjen në përballje me Edi Ramën. Ishte e gabuar” tha Bylykbashi.

Për sa i përket drejtimit të këtij Komisionin, Bylykbashi tha se nuk e shqetëson fakti që ai nuk është në krye.

“Nuk më shqetëson gjë. Ka persona që kanë vite që merren dhe do jem pjesë e këtij komisioni dhe do jem kritik nëse janë gabim. Dështimi është i sigurt nëse nuk nxirren mësime. Komisioni hetimor kërkon përplasje. Ndërsa reforma kërkon analizë”, tha Bylykbashi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.