Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tërmetet në Shqipëri, sizmologu shpjegon çfarë po ndodh

09:28 / October 29, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termette
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Bulqizës, ndërsa para dhe pas goditjes kryesore kishte edhe disa lëkundje më të vogla.

Në 24 orët e fundit vetëm në zonën e Bulqizës, sipas IGJEUM-it, janë shënuar gjashtë lëkundje sizmike.

Por si shpjegohet kjo?

Sipas sizmologut Rrapo Ormeni, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pasgoditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që shoqërohet me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël”, tha ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës më 26 nëntor të dy viteve më parë: “Nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie çdo vit një tërmet i kësaj madhësie”.

Muajin e fundit, edhe Greqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme, por sizmologu thotë se “as ato nuk kanë lidhje, pasi Greqia është në pllakën e Egjeut, ndërsa Shqipëria në atë të Adriatikut”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.