Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët për ujësjellësat e konsideroi atë të Vlorës një lapidar abuzimi ku tha se ka një humbje prej 78.9 për qind.
“Bashkia Vlorë-78.9 për qind humbje. Një kompani e falimentuar si një piramidë që vazhdon merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe natyrisht nuk është një mall që mund të trajtohet si çdo mall tjetër kur vjen puna te domosdoshmëria për të pasur ujin në familje. Fjalët të gjitha janë thënë, është koha për të vepruar”, tha ai.
Ai tha që janë punësuar njerëz që nuk kanë lidhje me punësimin apo që nuk jetojnë fare në Shqipëri.
