Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Qeveria do ndërhyjë për ujësjellësat

13:04 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 22 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria do të ndërhyjë në menaxhimin e situatës së ujësjellësave tha kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët lidhur me problematikën pas ngjarjes së ndodhur në Krujë.

Ai tha se abuzimi më i madh dhe humbjet në rrjet nuk bëhen nga abonentët familjarë por nga bizneset e mëdha. “Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, e bëjnë hotelet, e bëjnë ata që kanë më shumë e jo ata që kanë më pak. Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit. Nga MIE do të ndërhyhet menjëherë për të kthyer tendencën duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me kryetarët e bashkive për të riorganizuar komplet të gjithë sistemin, me themel. Cilido që nuk do të dojë të kuptojë se një ujësjellës që nuk mbulon as pagat, as sigurimet shoqërore dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë”, tha ai.

Rama tha se do të bëhet skanim i të gjitha burimeve njerëzore të ujësjellësave në bashkëpunim me partnerët.

“Skanim të të gjitha burimeve njerëzore të ujësjellësave. Çfarë profili dhe çfarë kapacitetesh menaxheriale kanë të gjithë shefat e ujësjellësave nëpër Shqipëri. Sa janë në profilin e tyre punonjësit? Sugjerimi im për të gjithë ju do ishte të merrnit masat vetë se sa gjithë këto pasqyra të tregojnë gjëra që do të mbeten në historinë e humorit e satirës shqiptare. Ti merrni masat vetë”, paralajmëroi ai.

Abuzim me votën e popullit e konsideroi Rama situatën aktuale me ujësjellësat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.