Ka pasur një negociatë mes socialistit Taulant Balla dhe nënkryetarit të PD, Alfred Rushaj, ku Balla ka propozuar të merret një nga rregulloret e vjetra.
Marrëveshja për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është arritur mes PD dhe PS, ndërsa LSI ka kundërshtuar.
Dakordësia mes dy partive te mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët.
Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI-së. Sulmi frontal qe Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir Metës, duket se ka thelluar ndarjen e Partisë Demokratike me ish -partinë e Presidentit, raporton TCH.
Demokratët bënë publike 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve dërguar institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, SHISH, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Kadastra, 61 Bashkive si dhe 11 Ministrive.
Informacioni i kërkuar lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore, fenomenin e patronazhisteve, emigrantët, punësimet, dhëniet e lejeve te legalizimit si dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti.
21 KËRKESAT PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE NGA PD
- SPAK
- Prokurorisë së Përgjithshme
- Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit
- Inspektoriatet
- Agjencia e Prokurimeve Publike
- Këshilli Kombëtar i Territorit
- Agjencisë Shtetërore e Kadastrës
- Bashkitë
- Ministri i Shtetit për Rindërtimin
- Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
- Departamenti i Administratës Publike
- Kompani Publike
- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Bashkitë – Tërmeti
- Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit
- Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale
- Ministria e Brendshme
- Ministritë
- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Shërbimi Informativ Shtetëror.
