Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ky është anti-trupi që minimizon rrezikun e shtrimit në spital prej COVID

18:05 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia e koronavirusit duket se do të na shoqërojë edhe për një periudhë disa mujore duke marrë miliona jetë njerëzish, ndërsa ekonomitë familjare dhe ajo botërore kanë pësuar dëme të konsiderueshme, tejakalimi i të cilave do të kërkojë kohë.

Ndërkohë që valët e virusit godasin botën dhe rajonet me një kohëzgjatje disa mujore, studiuesit janë në garë me kohën për të shpikur kura, të cilat mbrojnë pacientët nga pasojat fatale, raporton abcnews.al.

Një grup mjekësh kanë kryer një studim mbi efektet e medikamentit Sotrovimab duke zbuluar se të trajtuarit me të kanë shumë më pak shanse për të përfunduar në spital krahasuar me medikamentet e tjera. Sotrovimab është një anti-trup që vepron kundër koronavirusit si edhe viruseve të tjera të ngjashme.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”, grupi i mjekëve mori në mbikëqyrje 583 pacientë, ku 291 u mjekuan me Sotrovimab, kurse 292 me placebo. Pas disa ditësh kurim, u verejt se vetëm 3 pacientë nga grupi prej 291 të tillëve nga ata që u trajtuan me Sotrovimab kishin nevojë për të shkuar në spital në krahasim me 21 pacientët që u dërguan në spital nga ata që u trajtuan ne placebo.

Studiuesit thanë se kjo e dhënë konfirmon se ky anti-trup ul me 85% rrezikun për shtrim në spital apo për të ndërruar jetë nga koronavirusi. Personat e marrë në studim kishin simptoma për më pak se pesë ditë, ndërsa kishin sëmundje të tjera shoqëruese, gjë që zakonisht rëndon situatën e tyre në rastet kur preken nga koronavirusi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.