Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Goditet me grushte trajneri i skuadrës shqiptare, Policia jep informacion mbi ngjarjen

11:33 / October 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 617e622a23b6a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bëhet me dije se Policia ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Ndër ta një 20 vjeçar, banues në Shenkollë, Lezhë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.

DVP Lezhë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 20 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, për veprën penale “Goditja e sportistit, tajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”

Ky shtetas, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shenkolli-Orikumi, në Shenkollë, Lezhë, pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushta lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Kurbin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.T., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.T.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.B., 27 vjeç, banues në fshatin Krajën, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Lezhë-Shkodër duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë shpalljen në kërkim policor dhe punojnë për kapjen e shtetasit:A.K.,39 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë Ky shtetas, mbrëmjen e kaluar, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin K.M., 26 vjeç, banues në Rrëshen, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada

15:56 / August 13, 2026

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

13:46 / August 13, 2026

Abuzimi me fondet e Postës Shqiptare, Apeli lë në fuqi masën për ish drejtoreshën e degës së Durrësit Elisabeta Mataj

17:58 / August 12, 2026

Qëlluan me armë makinën me të cilën lëvizte kushëriri i tyre, arrestohen 3 persona në Kurbin, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin

11:15 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.