Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dënohen 11 shqiptarët e “shtëpive të barit” në Angli, “i merr në qafë” fletorja e shënimeve

12:30 / November 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11 arrestuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëmbëdhjetë shqiptarë të akuzuar për kultivim kanabisi në Britaninë e Madhe, janë dënuar  në total me 37 vite burg.

Mediat angleze raportojnë se grupi ngrinte shtëpi bari e ferma kanabisi në Ashford, Canvey Island dhe Hertfordshire midis gushtit 2019 dhe gushtit 2020.

Më shumë se 485 bimë u sekuestruan gjatë një hetimi të kryer nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex.

U sekuestrua edhe një gjysmë kilogram tjetër drogë e bërë gati për shitje, si dhe një shumë parash cash rreth 61,000 £.

Grupi u zbulua me 19 tetor ku policia e Kentit ndaloi një makinë pranë Maidstone.

Drejtuesi i mjetit ishte  Drilon Dishi dhe brenda efektivëve i gjetën një bllok shënimesh, i cili përdorej si regjistër. Dishi u arrestua dhe pranoi se dokumentet ishin të tijat, por pretendoi se ato përshkruanin ‘punë të vogla’ që ai kishte bërë në një fermë në Shqipërinë.

Ai mohoi se emrat e disa personave në fletë ishin identitete të bashkëpunëtorëve dhe pretendoi se emri ‘Hekri’, duke iu referuar Hekuran Perhatit, ishte në fakt një emër për një metal.

Një kontroll në pronën e tij çoi në sekuestrimin e 25,560 £ cash dhe Dishi fillimisht u akuzua se ishte i lidhur në prodhimin e kanabisit.

Ai u mbajt në paraburgim, por më vonë u lirua me kusht përpara se të arrestohej më tej si pjesë  e bandës.

Regjistri i sekuestruar nga Dishi, i kombinuar me dosjet e celularit të tij, u dha detektivëve një bazë informacioni të papërpunuar që çoi në identifikimin e vëllezërve Perhati, Doris dhe Hekuran.

Detektivët zbuluan lidhjet mes grupit dhe më pas zbuluan magazinën në Hertfordshire.

Detektivët thanë se një numër i të dyshuarve, përfshirë Doris, Ylber dhe Fation Perhati, përfunduan punimet e magazinës për ta kthyer ambientin në një fabrikë të lulëzuar kanabisi.

Brooklyn Selita, Adrian Toma, Kejvi Leba dhe Klevis Prenga gjithashtu punonin në kantierin e kanabisit, që ishte në pronësi të David Toal.

sh2

Autorët e mëposhtëm u shpallën fajtorë pas një gjyqi në Gjykatën e Maidstone Croën.

  • Fation Perhati, 29 vjeç, nga Mungo Park Road, Rainham, Londra Lindore, u burgos për tre vjet e gjashtë muaj.
  • Ylber Perhati, 39 vjeç, nga Mungo Park Road, Rainham, Londra Lindore, u burgos për pesë vjet.
  • Klevis Prenga, 32 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me katër vjet burg.
  • Brooklyn Selita, 19 vjeç, nga Falcon Way në Harrow, Londra e Madhe, u burgos për pesë vjet. Ai u dënua gjithashtu për posedim të kokainës.
  • David Toal, 50 vjeç, nga Waterside në London Colney, Hertfordshire, u burgos për katër vjet.
  • Olsin Perhati, 21 vjeç, pa adresë fikse, u shpall i pafajshëm për të njëjtën vepër.

Autorët e mëposhtëm pranuan se kishin punuar në kanabis. Ata u dënuan në Gjykatën e Maidstone Crown në të njëjtën datë:

  • Doris Perhati, 25 vjeç, nga Week Street, Maidstone, u burgos për pesë vjet e tre muaj.
  • Hekuran Perhati, 34 vjeç, nga Victoria Crescent, Ashford, u burgos për pesë vjet e shtatë muaj.
  • Ndue Paluca, 30 vjeç, nga Maple Street, Sheerness, u burgos për 10 muaj.
  • Dashmair Disha, 35 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për 10 muaj.
  • Kejvi Leba, 21 vjeç, nga Mill Lane, Watton-at-Stone, u burgos për një vit e pesë muaj.
  • Adrian Toma, 24 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për një vit e shtatë muaj.

Drilon Dishi, 37 vjeç, pa adresë fikse, ka pranuar gjithashtu se ka qenë pjesë e prodhimit të kanabisit dhe pritet të marrë një dënim më 19 nëntor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.