Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një automjet.
Rreth orës 19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
