Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në anë të lumit Vjosa në hyrje të qytetit të Permetit. Sipas të dhënave të para, ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka lajmëruar gjetjen e trupit në vendin e quajtur “Ish Parku”.
“Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
