Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shpresat e Barcelonës diskutohen në Ukrainë, Juve dhe Bayern një pikë larg kualifikimet!

10:56 / November 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1635844081 16347497516629
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot nis xhiro e katërt e fazës së grupeve të Champions League, që rezervon përballje vendimtare siç është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Barcelonës.

Katalanasit kanë vetëm 3 pikë në grupin E dhe kundër ukrainasve në tranfertë vlen vetëm fitorja në rast se duan të kalojnë në fazën tjetër. Trajneri Sergi, i ardhur nga Barcelona B, do të ketë sonte të padisponueshëm Aguerron, Braithëaite, Pedrin dhe Pique, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do diskutohet mes Bayern Mynih dhe Benfica-s. Për gjermanët në rast se sonte sigurohet qoftë edhe një pikë do të sigurojnë matematikisht kalimin për në fazën tjetër.

Në pozitat e Bayern-it është edhe Juventus në grupin H. Në rast se bardhezinjtë, që vijnë pas 2 humbjeve në Seria A, marrin një pikë kundër rusëve në Torino atëherë janë automatikisht në turin tjetër. Chelsea ndërkohë, që është po pjesë e këtij grupi, duket se do të ketë një tarnsfertë të lehtë, të paktën në letër, kundër Malmos në Suedi.

Sakaq me shumë interes pritet përballja e grupit F mes Atalantës dhe Manchester United. Në rast disfate në Itali fija e perit që mban Solskajer në pankinë me shumë mundësi do të këputet. Në kampin tjetër, te Atalanta, shpresojnë që të përfundojnë atë që nisën dy javë më parë në ‘Old Traford’ pavarësisht se në fund u mposhtën 3-2. Për secilën skuadër fitorja do të thoshte shumë për kalimin e grupit, ndërsa përballja tjetër është mes Villareal dhe Young Boys. Spanjollët kërkojnë ta shohin veten në pozita të favorshme dhe për këtë nevojitet vetëm fitorja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Djed Spence pranë Interit/ Zikaltërit afrojnë marrëveshjen me Tottenhamin për 30 milionë euro

15:11 / August 11, 2026

Jeff Bezos, pranë akordit për blerjen e 30% të kuotave të Liverpool-it

17:45 / August 10, 2026

Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike

14:19 / August 9, 2026

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.