Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri, ka shkruar historinë duke siguruar medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd.
Beqiri, edhe kësaj radhe, si para ndeshjeve të tjera, u fishkëllye teksa po ngjitej në ring. Por kjo nuk e ndali atë.
Ai mposhti në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu medaljen e bronztë, raporton tirananews.al.
Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashashit (29:28).
Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka siguruar gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të Boksit, në peshën 71 kg, turne që po zhvillohet në Beograd (Serbi).
