Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Rritet dhe paga maksimale, Tatimet sqarojnë skemën: Përllogaritjet që duhen bërë

19:54 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e pagës minimale, e cila pas një vendimi të Këshillit të Ministria u bë 26 mijë lekë nga 24 mijë lekë që ishte më parë, shoqërohet shoqërohet dhe me rritje të pagës maksimale, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore.

Tatimet kanë sqaruar se paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqёrore indeksohet nё tё njёjtёn kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi.

Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Tatimet sqarojnë se paga bruto mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, do tё jetё si mё poshtё vijon:

jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё, pёr personat e punёsuar.

jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe sipas pёrcaktimit tё vetё personit, deri nё 114,670 lekё, pёr personat e vetёpunёsuar.

e barabartё me pagёn minimale mujore prej 26,000 lekё, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht.

Paga minimale nё shkallё vendi prej 26,000 lekё e lart shёrben edhe pёr llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shёndetёsor.

Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi, përfundon njoftimi i tatimeve.

Tatime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga McLaren te BMW, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë. Subjekti kishte 6.4 milionë euro borxhe

10:33 / May 29, 2026

FMN: Paqja fiskale rrezikon përparimin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve

14:50 / November 14, 2025

Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

15:10 / September 10, 2025

Nuk deklaroi 2.3 mln euro, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

09:46 / July 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.