Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Amnistia Tatimore / Afati i fundit më 30 qershor: Ja cilat gjoba u falen bizneseve dhe kush rrezikon t’i humbasë lehtësitë

21:42 / June 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amnistia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit, duke kujtuar se data 30 qershor 2026 është afati i fundit ligjor për dorëzimin e deklaratave të prapambetura, me qëllim përfitimin nga amnistia e gjobave.

Bëhet fjalë për të gjitha deklaratat tatimore që nuk janë dorëzuar për periudhat deri më 31 dhjetor 2024. Pas kësaj date, çdo biznes që nuk ka rregulluar pozicionin e tij do të humbasë përfundimisht të drejtën për të përfituar nga kjo lehtësi ligjore.

“Tatimpaguesit që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31.12.2024 kanë kohë deri më 30 Qershor 2026 për t’i dorëzuar dhe për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat. Kujdes! Tatimpaguesit që nuk respektojnë afatin ligjor do të humbasin të drejtën për të përfituar”, thuhet shprehimisht në njoftimin e Tatimeve.

Në kuadër të zbatimit të ligjit të ri për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, përfaqësuesit e Administratës Tatimore kanë zhvilluar takime me bizneset për të sqaruar llojet e shkeljeve administrative që falen. Nëse deklarimet bëhen brenda afatit, bizneset përfitojnë fshirjen e gjobave automatike të vendosura deri në fund të vitit 2024.

amnistia biznes Gjoba rrezik Tatime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.