Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I bëri pritë shokut të ngushtë, 21 vite e katër muaj burg për Mikel Alia

10:09 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eri zefi mikel alia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e ka dënuar me 21 vite burg Mikel Alian në akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Alia nxorri në pritë shokun e tij të ngushtë, Eri Zefi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 tetor 2019.

Hetimet

Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon, por edhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë sëbashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë-Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër dhe janë nisur sëbashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për t’u bërë vrasja.

Itinierari

Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zallë-Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia pretendon se aty do vidhnin drogën. Por në fakt ai teren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njëherë e mirë Eri Zefin, vëllanë e Ndue Zefit. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Dinamika

Dy autorët sëbashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit, janë larguar mes errësirës së dendur. Trupi i pajetë është gjendur nga fshatarët e zonës i mbuluar në gjak, të cilët kanë njoftuar policinë. Prokuroria dhe Policia e Lezhës, tashmë kanë identifikuar njërin nga autorët e kësaj vrasje, i cili është Mikel Alia, i cili ka shërbyer për ta nxjerrë në pritë Zefin. 34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg “Rrugës së Kombit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.