Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

ZYRTARE/ Mbledhjet e komisioneve me prani fizike, ja sa deputetë nuk janë vaksinuar ende

13:03 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryesia e Kuvendit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një muaj më parë deputetët e opozitës i kërkuan Kuvendit që mbledhjet e komisioneve parlamentare të realizoheshin me prani fizike.

Sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve më 4 tetor, deputeti duhet të dorëzojë pranë sekretarisë së komisionit certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes.

Tirananews.al kontaktoi në mënyrë zyrtare zyrën e shtypit të Kuvendit ku kërkoi informacion lidhur me numrin e deputetëve që janë të pavaksinuar.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi, sipas përgjigjes zyrtare vetëm tetë prej tyre janë të pavaksinuar.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, datë 06.10.2021 dhe në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” në të cilën kërkoni informacion mbi vaksinimin e deputetëve, ju informojmë se nga 140 deputetë, të mandatuar për “Legjislaturën e X”, të Kuvendit të Shqipërisë, janë të pavaksinuar vetëm 8 (tetë) deputetë. Referuar të dhënave, deputetët në fjalë janë brenda afatit kohor të bërjes së vaksinës së rekomanduar”, thuhet në përgjigjen e institucionit të Kuvendit.

Këta tetë deputetë prej një muaji tashmë sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve para çdo mbledhje komisioni paraqesin testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë nga fillimi i mbledhjes./ A.B- Tirananews.al

sdhah

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.