Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veterani vret gruan, dy fëmijët dhe veten. Një prej fëmijëve ishte adoptuar në Shqipëri

20:14 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Christof Kreb sipas hetuesve amerikane besohet se vrau gruan e tij me te cilen kishte 26 vjet martese Yvette Siegert Kreb 50 vjece dhe 2 femijet e tyre Felicity Kreb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje tronditëse ndodhi të shtunën në Colorado të SHBA. Një 55-vjeçar vrau gruan dhe dy fëmijët e tyre, e më pas veten. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në El Paso.

55-vjeçari Christof Kreb, sipas hetuesve amerikanë, besohet se vrau gruan e tij me të cilën kishte 26 vjet martesë, Yvette Siegert-Kreb, 50-vjeçe dhe 2 fëmijët e tyre Felicity Kreb, 13 vjeçe dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit, sipas mediave amerikane ishte me origjinë shqiptare dhe raportohet se ishte adoptuar nga familja Kreb.

Policia mori një telefonatë rreth orës 10:00 të paradites, për një person të lënduar. Kur autoritetet shkuan në shtëpinë që ndodhej në dalje të Monument, në 1350 Pleier Drive, i gjetën të 4 anëtarët e familjes të vdekur. Fillimisht shkaku dhe mënyra si kishin vdekur nuk u bë publik.

55-vjeçari Christof Kreb punonte në një dyqan armësh në Colorado Springs, ndërsa të dy burrë e grua ishin veteranë të Ushtrisë Amerikane. Yvette Kreb kishte qenë infermiere pediatrie e kujdesit intensiv dhe një aktiviste për të drejtat e fëmijëve e njohur për aktivitetin e saj kryesisht gjatë pandemisë. Çifti mësohet se kishin 8 fëmijë, 5 prej të cilëve të adoptuar.

Teksa 9-vjeçari Barrett ishte adoptuar në Shqipëri, motra e tij e cila po ashtu mbeti e vrarë, ishte adoptuar në Kinë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta. Fqinjët e tyre për mediat u shprehën të tronditur dhe thanë se e kishin të vështirë ta besonin çfarë kishte ndodhur./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.