Në një formë satire politike, Kolombia, Brazili, Peruja e Ekuadori i janë bashkuar Venezuelës duke nxjerrë edhe ato “presidentë” të vetë-shpallur.
Duke marrë shembullin e Juan Guiado shumë qytetarë të thjeshtë në rajon e kanë shpallur veten president.
I pari ishte kolumbiani Alejandro Muñoz, i cili duke qëndruar jashtë ministrisë së jashtme në Bogota, dhe duke veshur një imitim të pelerinës presidenciale e shpalli veten president të vendit më 25 shkurt, gjatë kohës së samitit të Grupit të Limas në kryeqytet. “Presidenti” i ri deklaroi se akti i tij i parë do të ishte shpallja e paqes kombëtare dhe shtoi se presidenti aktual Ivan Duque “nuk e përfaqëson”.
Muñoz premtoi gjithashtu para disa njerëzve që ishin mbledhur, se do t’i kërkonte Shteteve të Bashkuara të largoheshin, dhe të merrnin me vete bazat e tyre. Pak pas tij, aktori brazilian Jose de Abreu Dia e shpalli veten “president” të vendit.
“Nga sot (25 shkurt) un jam presidenti i vetë-deklaruar i Brazilit, njëlloj si në Venezuela”, tha de Abreu teksa mediat sociale shpërthyen me qindra meme dhe deklarata “mbështetjeje” për presidentin e ri.