Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas Kushtetueses “topi” në derën e Metës, PS gati për zgjedhje në 6 bashki

17:05 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mETA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për njohjen e procesit të 30 Qershorit i lë “topin” në derë Presidentit Ilir Meta për të shpallur datën e re të zgjedhjeve lokale për gjashtë bashki.

Zgjedhjet e parakohshme lokale pritet që të zhvillohen në; Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës, Shkodër dhe Vorë.

Në pesë bashki, kryetarët janë të komanduar, përkatësisht në Lushnje për shkak të arrestimit të kryetarit Fatos Tushe për korrupsion, në Durrës për shkak të dorëheqjes së Valbona Sakos, në Vorë Agim Kajmaku u kap nga ligji i dekriminalizimit, në Dibër Dionis Imeraj kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit dhe në Rrogozhinë për arsye se Haxhi Memolla ndërroi jetë.

Në Shkodër Voltana Ademi qëndron në detyrë për shkak se Valdrin Pjetri u zbulua se prekej nga ligji i dekriminalizimit përpara se të merrte drejtimin e institucionit.

Deri më tani, Ilir Meta është shprehur kundër shpalljes së një date të re për zgjedhje lokale në këto bashki, pasi nuk e njihte 30 Qershorin si proces legjitim, por tashmë që Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e tij dhe të opozitës është i detyruar që të shpallë datën.

Partia Socialiste pak ditë më parë përmes sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh e gatshme për zgjedhjet e parakohshme lokale në këto gjashtë bashki.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.