Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Buxheti 2022, Sejko: Nëse të ardhurat do jenë të larta, të reduktohet borxhi publik

10:53 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
genc sejko 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko ka shprehur opinionin e institucionit që drejton lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Ai thotë se nëse të ardhurat do të jenë të larta duhet të reduktohet borxhi publik. Sejko ka dhënë dhe sugjerimin e tij lidhur me përdorimin e granteve për tërmetin.

“BSH gjykon se perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, dhe se rimëkëmbja ekonomike po vjen drejt konsolidimit. Për këtë arsye politikat tona monetare dhe fiskale duhet të orientohen gradualisht drejt normalizimit. Kjo do tu shërbejë ekuilibrave makro-ekonomik. Në gjykimin tonë sekuencimi optimal i këtij procesi do të ishte konsolidimi fiskal, pasuar nga tërheqja graduale e stimulit monetar në Ekonomi. Kjo përqasje zbut rreziqet fiskale prej borxhit publik. Ky pr.buxhet bazohet në supozimin e një rritjeje pozitive dhe të qendrueshme të ekonomisë si gjatë 2022 ashtu edhe në horizontin afatmesëm. Parashikon që ardhurat buxhetore do rriten me 8 për qind ndaj nivelit të pritur të vitit 2021, duke arritur në 28,7 të PBB-së. Projeksionet janë realiste edhe pse mbeten në kahun e sipër të pritshmërive tona. BSH sugjeron për vëmendje të vazhduar nga autoritetet fiskale ndaj ecurisë së të ardhurave për të identifikuar në kohë diferencat negative midis faktit dhe planit, si dhe për të marrë masat e nevojshme për kontrollin e deficitit buxhetor dhe të Borxhit Publik.

Inkurajon zbatimin në kohë të masave që mbështesin formalizimin e ekonomisë. Pavarësisht kostove afatshkurtra, reformat strukturore prodhojnë përfitime afatgjata për vendin. Vlerësojmë finalizimin e strategjisë afat-mesme të të ardhurave publike, duhet të synojë thjeshtimin e sistemit tatimor. Sipas projeksionit të pr.buxhetit deficit buxhetor programohet të ulet në 5.4 të PBB-së në vitin 2022, kundrejt nivelit 6,8 të pritur për vitin aktual. Borxhi publik bruto parashikohet të ulet me 1.1 për qind. BSH mirëpret fillimin e procesit të konsolidimit fiskal për vitin 2022, shpejtësia e konsolidimit duke u kushtëzuar nga rritja e cmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe rindërtimi. Në mungesë të tyre BSH gjykon se ky konsolidim duhet të ishte më ambicioz. BSH inkurajon adoptimin e dispozitave relevante në pr.buxhet, pra reduktimin e deficitit dhe borxhit nëse të ardhurat buxhetore rezultojnë më të larta se pritjet, apo se nevoja për subvencion të energjisë rezulton më e ulët se aktualisht. Sugjeron që të ardhurat në formë granti për tërmetin të përdoren për reduktimin e deficitit buxhetor”, tha Sejko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.