Qerim Çoçaj, furrtari i njohur i Gjilanit mbeti viktimë e aksidentit të rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të enjten.
Babai i shoferit të kamionit duke folur për mediat ka thënë se se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur e jo shkaktari.
Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit.
Po ashtu, ai tha se i gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalë për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.
“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.
Por në lajmin e publikuar online, ka reaguar vetë djali i të ndjerit, Leotrimi, duke i kërkuar babait të shoferit të kamionit që të merrnin pjesë në varrimin e të atit për të ndarë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook.
Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.
