Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ata që vrasin qentë s’kanë studiuar letërsi”, Rama nga Kamza: Gjuha shqipe është në rrezik

18:53 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një studenteje sot në Kamëz, e cila e konsideronte letërsinë si një lëndë që nuk i nevojitet në gjimnaz, pasi studimet e larta do t’i vazhdojë për mjekësi.

Në fjalën e tij Rama tha se gjuha shqipe është në rrezik, sidomos nga pajisjet celulare që i cilëson si “mrrokulla” që kanë krijuar tjetër kulturë komunikimi me shkurtimin e fjalëve.  

Kryeministri Rama tha se mjeku nuk është kasap dhe letërsia është e rëndësishme, ndërsa ata që vrasin qentë sipas tij janë njerëz që nuk kanë studiuar asnjë orë letërsi.

“Gjuha shqipe është në rrezik nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit me korrektësi dhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite. Ne e kthyem gjuhën shqipe edhe në nivelin e gjimnazit, u hoq.

Megjithëse me këto mrrokullat që i keni futur nëpër xhepa, me këto shkurtimet “pz, prz” krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe të gjithë janë të shqetësuar se çfarë ndodh me gjuhën në brezin më të ri. Është tkurrje e aftësisë për të menduar e gjykuar, jo çështje se çfarë do të pësojë gjuha, por truri.

Nga ana tjetër, një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë, është shumë e vështirë. Më tërhoqi vëmendjen si ndërhyrje. Pavarësisht se do bëhesh mjeke, të kesh vëmendje për letërsinë se të ndihmon dhe në mjekësi sepse diçka më shumë se kaq. Mjeku nuk është kasap që po trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Ata që vrasin qen, nuk ka bërë një orë letërsi”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.