Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë, dhe 8 marsi e ka gjetur me vogëlushen e saj në krahë.
Lajmin e bukur e ka zbuluar në Instagram vetë këngëtarja, ku rrëfen se është bërë me vajzë që e ka quajtur Victoria Kelis Connolly, apo shkurt Tori.
“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruan ajo.