Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Çdo natë na pret një taksi”, emigrantët ngrenë çadrat 300 m larg kufirit me Shqipërinë

21:53 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kufi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fare pranë kufirit me Shqipërinë, me dhjetëra emigrantë tentojnë të hyjnë çdo ditë në territorin tonë për të shkuar drejt Europës, por kthehen sërish nga efektivët e FRONTEX, agjencisë europiane të kufijve që prej kohësh është instaluar në zonat kufitare me Greqinë.

Këtë realitet e ka përcjellë gazeta greke “Ethnos”, përmes një reportazhi të zhvilluar në zonën neutrale të kufirit me Greqinë. Në një hapësirë vetëm 300 metra larg pikës doganore të Kapshticës, klandestinët kanë ngritur çadrat, ku qëndrojnë derisa të munden të hyjnë drejt fshatit Trestenik të Devollit.

Në disa raste ata rrinë në ish-postat ushtarake të para viteve ‘90, ku dallohen edhe shenjat e qëndrimit të tyre. Ata që arrijnë të mbërrijnë në fshatin Trestenik furnizohen me ushqime dhe vazhdojnë linjën e tyre të udhëtimit, ndërsa pjesa më e madhe ndalohen nga policia kufitare dhe ekspertët e FRONTEX.

Duket se banorët e fshatit tashmë janë mësuar me këtë realitet.

Të gjithë kanë ardhur nga vende si Siria, Afganistani dhe duke përshkuar Turqinë kalojnë në Greqi. Pasi hyjnë në Shqipëri ata përcillen nga trafikantët drejt Kosovës dhe më tej Serbisë, për t’u zhvendosur më tej drejt Hungarisë dhe Rumanisë, aty ku janë edhe pikat shpërndarëse drejt vendeve të Europës.

Pikërisht në Rumani Europoli zhvilloi një aksion orët e fundit ku shkatërroi një rrjet kriminal që organizonte trafikun e paligjshëm njerëzor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.