Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Çavi lë Katarin mes lotësh, në Spanjë zbulojnë emrin e sulmuesit që kërkon te Barça në janar

22:34 / November 5, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cavi11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës, edhe pse për të zyrtarizuar gjithçka duhet më parë firma e kontratave. Prezantimi i tij është caktuar për të hënën dhe duket se nuk ka më pengesa as nga Al Sad.

Klubi i Katarit postoi në rrjetet sociale videon e lamtumirës të trajnerit pas një dreke të organizuar me stafin dhe lojtarët. Aty Çavi nuk përmbajti dot lotët, duke u takuar me pjesëtarët e klubit ku ai mbylli karrierën si futbollist e nisi etapën e tij si trajner, e cila po e kthen tanimë te Barcelona.

Sapo të përfundojnë firmat në kontratë dhe prezantimi, do të nisë puna për përgatitjen e skuadrës për muajt e mbetur deri në janar, pasi parashikohet të ketë lëvizje në ekip, edhe për shkak të emergjencës së dëmtimeve. Prioritet është një sulmues, duke parë situatën e Agueros dhe Çavi duket se ka gjetur emrin e duhur.

Sipas mediave katalanase, në janar pritet që Barcelona të firmosë me Edinson Kavanin, i lënë në hije nga Ronaldo te Mançester Junajtid. Sulmuesi uruguaian është gati të pranojë ofertën, edhe pse do të duhet të ulë kërkesat e tij financiare në krahasim me atë që ka përfituar në klubin anglez.

cavi katarin sulmuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.