Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga Alpet e Zvicrës në programet e Ivy League në SHBA, shkollat e barinjve aspak risi për vendet e zhvilluara

14:01 / November 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71166765 young sheepherder woman catches sheep sheep farming Giengen on the Brenz River Baden Wuerttemberg Germany 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kantonet malore të Zvicrës janë pionere në shkollat e barinjve, të ngritura vitet e fundit me qëllim rijetëzimin e natyrës dhe sektoritë të bujqësisë, barinjtë e ardhshëm trajnohen si në teori dhe në praktikë për rritjen e dhenve në programe serioze shkollore, të cilat ndahen në kurse një dhe dy-vjeçare për të gjithë barinjtë e ardhshëm të vendit.https://wilderness-society.org/setting-an-example-in-modern-shepherd-training/

Italia, nga ana tjetër ka krijuar një Shkollë Kombëtare të Barinjve në vitin 2021 përmes Këshillit për Kërkim në Bujqësi dhe Ekonomi Agrare, ndërsa Franca ka tre institucione që trajnojnë barinjtë mbi gjithçka u duhet të dijnë për rritjen e dhenve, kullotjen, terrenet e përshtatshme dhe qentë e stanit.https://www.euromontana.org/en/pastoral-schools-on-the-rise-italy-welcomes-the-scuola-nazionale-di-pastorizia/

Greqia ka programe trajnimi për barinjtë, të cilat janë ngritur në bashkëpunim me Shkollën Amerikane të Fermerëve, ndërsa Spanja ka krijuar projekte trajnimi me mbi 500 orë mësimore për të gjithë fermerët, si në provincën e Katalanjës, ashtu edhe në Andaluzi.
Nisma më e re për trajnimin e barinjve në Katalanjë ka programe të veçanta për nxitjen e përfshirjes më të gjerë të grave dhe vajzave në aktivitetet blegtorale.https://enrd.ec.europa.eu/projects-practice/andalusian-shepherd-school-2017_en

Në vendet anglishtfolëse si Britania e Madhe, Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia kurset profesionale të rritjes së dhenve nuk janë asgjë e re. Britania dhe Kanadaja kanë secila nga rreth 50 programe specifike për fermat e kafshëve, blegtorinë, kullotjen dhe transportin e kafshëve për prodhim.
Vetëm Australia ofron mbi 100 programe për blegtorët, barinjtë, rritësit e kafshëve për prodhim dhe shumë më shumë programe të tjera për bujqësinë në universitetet kryesore të vendit.

Në SHBA programe për blegtorinë, bujqësinë dhe menaxhimin e fermave të dhenve e kafshëve të tjera ka në shumë universitete të vendit, duke përfshirë Universitetet shtetërore të Miçiganit, Ajdahos, Oklahomas, Karolinës së Veriut etj., deri në Universitetet si Stanford apo ato me rankimin më të lartë në botë të kategorisë “Ivy League” si Kornell dhe Harvard.

Nismat për nxitjen e shkollimit të barinjve mundësojnë shumë më shumë se sa edukimin e barinjve të ardhshëm, përmes tyre krijohen ferma model dhe zhvillohen gjithmonë e më shumë aktivitete si shkëmbimet e udhëtimeve midis barinjëve nga vende e rajone të ndryshme, trajnimi i studiuesve të fushës pasuniversitare në kulturën baritore dhe lehtësimi i veprimtarive të organizatave përfaqësuesve të barinjve nga Europa dhe gjithë bota.

Kultura e shkollimit dhe trajnimit profesional është shndërruar nga një nismë me qëllim rritjen e standardit të jetesës për vendet në zhvillim, siç është rasti i shkollave në vendet e Afrikës për barinjtë e vegjël në moshë, në një nga sektorët e arsimit që synon të mbajë gjallë dhe rijetëzojë blegtorinë e bujqësinë në shtetet që i kanë të gjitha mundësitë për t’i shfrytëzuar këto fusha në të mirë të ekonomisë vendase.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.