Dita e Verës është më 14 mars, dhe moti i ngrohtë këto kohë duket se solli pranverën, por parashikimi i motit ka surpriza.
Meteoalb parashikon se masat ajrore te rrethit Polar do të depërtojnë prapë drejt Europës Qendrore, duke përfshirë edhe zonat Juglindore.
Kështu, DITA E VERËS pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit. Sipas Meteoalb, pritet “mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve”.
Parashikimi sipas Meteoalb
CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !
Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.
Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.
