Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e këtij forumi, pohoi se PD është partia e fjalës së tij.
Teksa theksoi se nuk ka një mandat të përjetshëm, Këllici tha se FRPD është themeli i shtëpisë, PD.
“Dua ta nis fjalën time me një falënderim për të çdo të riu të FRPD-së që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve. Mandati im nuk është i përjetshëm, por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojnë historinë e Partisë dhe të liderit, Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. Partia Demokratike është partia e fjalës së lirë. Dita që të flisni ju e jo unë. Ju falënderoj përjetësisht!”, tha Këlliçi.
