Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

PD ngre alarmin: Politikat e qeverisë po falimentojnë 70% të biznesit të vogël

14:57 / November 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë, Sorina Koti, Emilja Koliqi dhe Arbi Agalliu u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto dhe Bujar Muço.

Ata thanë se, përveç kreditimit, një ndihmë e madhe për biznesin do të ishte shtyrja e fiskalizimit, proces që kushton mesatarisht 1 mijë euro për çdo biznes.

“Nuk jemi kundër inovacionit, por qshtë barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit. Ne kërkojmë të shtyhet dhe të shikohet mundësia për një fiskalizim më të thjeshtë dhe me sa më pak kosto”- u shprehën përfaqësuesit e biznesit të vogël.

Ata ia kanë drejtuar këtë kërkesë qeverisë për ta parashikuar në buxhet dhe në paketën fiskale 2022, por deri tani nuk kanë asnjë përgjigje.

“Me këtë ritëm, 65-70% e bizneseve do të falimentojnë”- tha kryetari i shoqatës Albert Nasto, i cili shprehu me shqetësim edhe rritjen e kostove për shkak të monopolizimit të tregut, duke nisur me karburantet.

Përfaqësuesit e PD-së thanë se kërkesat e arsyeshme të biznesit të vogël për të shpëtuar nga falimentimi janë minimale dhe qeveria duhet ta dëgjojë zërin e biznesit të vogël që mban ekonominë e mijëra familjeve shqiptare.

Deputetët e PD në Komisionin e Ekonomisë mbështetën idenë e përfaqësuesve të biznesit të vogël për të protestuar kundër përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.