Rrëzohet kërkesa, GJKKO rikthen në detyrë administratorin e Njësisë Petrelë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra Administratorin e Njësisë Petrelë, Sokol Kupi.
Gjatë seancës së sotme për vlerësimin e masës së sigurisë, sipas kërkesës të dorëzuar nga prokuroria, Gjykata në bazë të të dhënave të ofruara, ka rrëzuar pretendimet e ngritura ndaj administratorit të Petrelës, duke e rikthyer atë në detyrë.
Të gjitha veprimet hetimore dhe relacioni i prokurorisë është vlerësuar nga gjykata pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave të çështjes, duke vendosur rikthimin menjehere në detyrë të administratorit.
SPAK urdhëroi arrestimin e tre personave disa ditë më parë si të dyshuar për përfshirje në një skemë përfitimi për një banesë të dëmtuar nga tërmeti, por që nuk ekzistonte. SPAK gjithashtu kërkoi edhe pezullimin e Sokol Kupit.
