Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në rrugën Xhafzotaj- Rashbull. Për pasojë është plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe fëmija i tij që ishte pasagjer.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.,
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
