Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vendimi/ Gangsterët e “Ndranghetas” do kalojnë dekada në qeli

19:09 / November 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
86f013666d4c516cc99cc49b0e679e4ddca6cc5d 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gangsterët e “Ndranghetas” , organizatës  më të fuqishme  të mafies në Itali, do të kalojnë dekada në burg. Drejtësia italiane dënoi 70 anëtarë të saj dhe të tjerë që kishin lidhje me të në gjyqin më të madh antimafia që nga fundi i vitit 1980.

Gjykatësi, Claudio Paris, lexoi vendimet e 91 të pandehurve në sallën e madhe të gjyqit të qytetit Lamezza Terme në Kalabrinë ( Italia e Jugut ), që po zhvillohet  që nga janari i këtij viti. Ndërsa 355 të pandehur të tjerë nuk janë gjykuar ende, pasi procesi i gjykimit do të vazhdojë dhe për dy vite.

Prokurori famëkeq antimafia, Nicola Gratteri – përpjekjet e të cilit për të mposhtur ‘Ndrangheta’ e detyruan atë të jetonte nën mbikëqyrjen e policisë për më shumë se 30 vjet – tha se vendimi “shkoi mirë”.

“Nga 91 të akuzuarit, 70 janë dënuar”, tha  prokurori i famshëm antimafia, Nicola Grateri, duke shtuar se të liruarit ishin  të mitur.

Disa nga anëtarët më të rrezikshëm të grupit u dënuan deri në 20 vite burg, sipas kërkesës së prokurorisë. Midis tyre ishte Domenico Macri. Pascual Gallon, krahu i djathtë i bosit të dyshuar të mafias Luigi Mancuso, gjyqi i të cilit është ende në pritje; dhe Gregorio Niglia, rolet e të cilit përfshinin blerjen e armëve, raportojnë mediet e huaja.

Akuzat janë organizatë mafioze, tentativë vrasje, pastrim parash, fajde, trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

Grupi kriminal “Ndrangheta” me qendër në Kalabri, rajonin më të varfër të Italisë kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Evropë.  Ky rrjet trafikantësh  prej150 familjesh ka të paktën 6000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në Kalabri, ndërsa mijëra të tjerë e mbështesin në mbarë botën, sipas ekspertëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026

Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok

09:08 / October 1, 2026

Kriza me çmimet e larta të karburanteve, Trump: Por shqyrtojmë ndalimin e eksporteve për një kohë të caktuar

09:03 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.