Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia aksion në Bypass-in e Fierit, arrestohen 4 persona, me kanabis gati për shitje në makinë

08:50 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto policia e fierit1491059570 1497099735 6063904 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë arrestuar nga policia pasi gjatë një aksionin në Bypass-in e Fierit, policia u ka gjetur 4 kg kanabis gati për shitje në automjetet e tyre tip Audi dhe Citroen. Në pranga janë vënë G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë, A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh, J. K., 25 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në Topojë.

Policia bën me dije se gjatë aksionit është bërë i mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, dy automjetet dhe 5 aparate celularë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Seman”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier. Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Seman”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;

A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh;

J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;

A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok

09:08 / October 1, 2026

Kriza me çmimet e larta të karburanteve, Trump: Por shqyrtojmë ndalimin e eksporteve për një kohë të caktuar

09:03 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.