Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rriten ndjeshëm blerjet e makinave në vend, ja sa regjistrohen për 9 muaj

08:55 / November 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e parë janë regjistruar 52 357 automjete të reja.

Kjo shifër është afërsisht e barabartë me regjistrimet e reja të kryera për të gjithë vitin 2020. Në mënyrë specifike, numri i autoveturave është në rritje që në fund të 9-mujorit. Sipas DPSHTRR, për nëntë muaj janë regjistruar 44 427 autovetura, në rritje me 1.75% krahasuar me vitin e plotë 2020.

Po ta bëjmë krahasimin mbështetur në mesataren mujore, këtë vit rezulton se janë regjistruar çdo muaj 4936 autovetura, në rritje me 35.7% krahasuar me mesataren mujore të vitit të kaluar. Autoveturat përbëjnë rreth 85% të mjeteve të reja të regjistruara.

Afërsisht 39% e mjeteve të regjistruara i takojnë drejtorisë rajonale të Tiranës, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2020, kur në Tiranë ishin regjistruar rreth 39.5% e mjeteve të reja.

Numri i automjeteve në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta. Kështu, vitin e kaluar u regjistruan rreth 52 mijë automjete të reja, ndërsa u çregjistruan në mënyrë të përhershme vetëm rreth 3200 të tilla. Deri në mesin e këtij viti, në Shqipëri raportoheshin 711 359 automjete aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Që nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit, numri i mjeteve që qarkullojnë është rritur me afërsisht 35 mijë mjete ose rreth 5.1%.

Duke qenë se automjetet janë të përqendruara kryesisht në qendrat e mëdha urbane, shtimi i numrit të tyre shton problematikat e lidhura me trafikun, parkimin dhe me ndotjen e mjedisit. Statistikat tregojnë se në pjesën dërrmuese mjetet e regjistruara në Shqipëri janë më të vjetra se 12 vjet. Sipas DPSHTRR, 70% e mjeteve aktive në Shqipëri në mesin e këtij viti ishin të prodhuara para vitit 2009, ndërsa pothuajse gjysma e numrit total ishin të prodhuara para vitit 2005. Regjistrimi i mjeteve elektrike apo hibride në Shqipëri është ende në nivele krejt të papërfillshme dhe kryesisht ato përdoren nga bizneset.

Megjithë rritjen e shpejtë, statistikat e fundit tregojnë se Shqipëria është ende larg niveleve të Bashkimit Europian për sa i takon zotërimit dhe përdorimit të automjeteve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 192 automjetesh për 1000 banorë mbështetur në numrin e mjeteve që paguan taksën vjetore ose rreth 250 mjete për 100 mijë banorë mbështetur në numrin e mjeteve aktive. Me këto shifra, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania ( e fundit në renditje) kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 100 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete. / Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026

Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok

09:08 / October 1, 2026

Kriza me çmimet e larta të karburanteve, Trump: Por shqyrtojmë ndalimin e eksporteve për një kohë të caktuar

09:03 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.