Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia/ Mjeku Kalo: Vaksinimi, e vetmja rrugë drejt normalitetit

15:45 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2021 09 06 at 09 55 04 Infektime me variante te ndryshme te Covid Tritan Kalo Kujdes me perdorimin e antibiot...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që në ditët e para të pandemisë, Bashkimi Europian ka qenë në krah të Shqipërisë me pajisje moderne mjekësore dhe vaksina që kanë shpëtuar shumë jetë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ndau sot mesazhin sensibilizues të mjekut infeksionist, Tritan Kalo, ndërsa nënvizoi se “ne duhet t’i rikthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe vaksinimi është e vetmja rrugë”.

“Që prej fillimit të pandemisë, të shumtë ishin shqiptarët që rrezikonin të humbisnin familjarët e tyre, miqtë dhe të dashurit. Betejat kundër një sëmundje të re kishin nevojë emergjente për mjete të shumta dhe teknologji të re”, tha Kalo. Sipas tij, “situatat emergjente kërkojnë gjithmonë një zgjidhje emergjente”.

“Pa mbështetjen në kohën e duhur shumë prej shqiptarëve që sot i janë rikthyer jetës normale, mund të ishin ndarë nga familjet, vendet e punës dhe miqtë e tyre”, tha Kalo. Ai shtoi se “pandemia ende nuk ka mbaruar, por përgjegjësia e secilit prej nesh, puna e palodhur si dhe mbështetja, po ndihmojnë që të jemi çdo ditë e më pranë normalitetit”.

“Ju rikujtoj se masat, higjiena dhe distancimi fizik, pa harruar asnjëherë ndihmesën që jep vaksinimi janë ende në fuqi dhe janë një mjet përsëri tejet i dobishëm në luftën kundër kësaj flame mbarëbotërore”, tha Kalo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.